Ahmeti Emri i ri për ambasador ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit në vijim fokusi i SHBAsë do të jetë dialogu


Ahmeti kujton se Hovenier ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit gjatë negociatave, e sipas tij, fokusi i SHBA’së do të jetë çështja e dialogut. “Sot Biden ka propozuar Jeff Hovenier për Ambasador të ShBA në Kosovë. Hovenier përveç që njeh mirë Ballkanin e Kosovën ka qenë edhe pjesë e ekipit të Ahtisaarit gjatë negociatave. Do të thotë që fokusi i ShBAve në vijim do të jetë dialogu!”, shkroi kryetari Ahmeti. Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA’së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru. DUKE HAP HAPSIREN POSHT JVSH KENI MUNDESI TA LEXONI LAJMIN E PLOTE

Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore. Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës. Në vitin 2018, presivdenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Familja ime dhe unë ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë gjithmonë do të jem një mik i Kosovës ”, ishte shprehur Hovenier. DUKE HAP HAPSIREN POSHT JVSH KENI MUNDESI TA LEXONI LAJMIN E PLOTE