Abdixhiku i uron ShBAsë Ditën e Pavarësisë Ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka uruar Ditën e Pavarësisë SHBA-së. Ai tha se për Kosovën ShBA ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën si komb dhe si shtet. “Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues”, shkroi ai në Facebook. Shkrimi i plotë: Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë mesazh urimi për popullin dhe qeverinë amerikane: “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun. Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive

Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet. Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues. Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen. Përjetësisht mirënjohës Zoti i Bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës.” Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive