A po bëhet Gjermania polici i ri i botës?


Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer do që ta kthejë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, në ushtri për intervenime globale dhe të përmirësojë imazhin e ushtrisë brenda vendit. Jo të gjithëve u pëlqen ky plan.“Unë zotohem t’i shërbej me besnikëri Republikës Federale Gjermane dhe të mbroj me trimëri të drejtën dhe lirinë e popullit gjerman”.Këtë premtim do e japin ditën e martë qindra rekrutë të rinj gjatë një ceremonie publike betimi para ndërtesës së parlamentit gjerman, Rajhstag, në Berlin dhe në disa qytete të tjera gjermane.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU, kristiandemokate) gjeti mbështetje politike për idenë e saj që të zhvillohet ceremoni e madhe publike e dhënies së betimit nga ushtarët e rinj.Kristiandemokratët janë dakord, partnerët e koalicionit, socialdemokratët po ashtu, madje Winfried Kretschmann, kryeministri i landit Baden Vyrtemberg që vjen nga partia e Të gjelbërve nuk është parimisht kundër, megjithëse Të gjelbërit e kanë pasur ushtrinë si gogol.

Edhe ipeshkvi ushtarak protestant, Sigurd Rink, e mbështeti propozimin duke e quajtur atë kontribut për “çtabuizimin e ushtrisë gjermane, Bundeswehr”.Nga gjithë partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm Partia e Majtë doli hapur kundër.Bundeswehr duhet të bëhet i dukshëmMinistrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, shkurt AKK, synon me propozimin e saj që ta bëj trupën më prezente dhe më të pranueshme.

Ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet të bëhet “e dukshme dhe e dallueshme në mes të shoqërisë sonë, në mes të qyteteve dhe komunave tona”.Ceremonitë publike të dhënies së betimit nga ushtarët e rinj, nuk janë të vetëkuptueshme për një vend ushtria e të cilit shkaktoi 80 vjet më parë Luftën e Dytë Botërore.