A i është konfirmuar aktakuza Thaçit e Veselit? Flasin nga Gjykata Speciale për


Më 24 tetor bëhen gjashtë muaj prej kur prokurori i Speciales propozoi ngritjen e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ndërsa brenda këtij gjashtë mujori, Gjykata Speciale do të marrë vendim se a do të konfirmohen ato, apo jo.Gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje në Speciale për t’u informuar lidhur me mundësinë e konfirmimit të aktakuzës ndaj atyre të dyve.

Nga Specialja kanë thënë se nuk mund të bëhet publike se a është konfirmuar apo jo.Mirëpo ata kanë dhënë detaje e nëse ato janë konfirmuar, do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës“Nëse një aktakuzë konfirmohet, ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, kanë thënë ata për “Bota sot”.

Sipas kësaj përgjigje, Thaçit e Veselit mund t’iu ketë konfirmuar aktakuza, por që ende nuk është bërë publike.Njëjtë ka ndodhur edhe me Salih Mustafën, i cili ishte arrestuar tre muaj pasi që aktakuza i ishte konfirmuar