A është e drejtë thënia: ‘Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqyptarit asht shqyptaria!’?


A është e drejtë thënia: ‘Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqyptarit asht shqyptaria!’?O moj Shqypni, e mjera Shqypni,Kush te ka qitë me krye n’hi?Ti ke pas kenë një zojë e randë,Burrat e dheut të thirrshin nanë.Ke pasë shumë t’mira e begati,Me varza t’bukura e me djelm t’ri,Gja e vend shumë, ara e bashtina,Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.Kur kriste pushka si me shkrep moti,Zogu i shqyptarit gjithmonë i zotiKa kenë për luftë e n’luftë ka dekunE dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?Po sikur lisi i rrxuem përdhe,Shkon bota sipri, me kambë, të shkletE nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,E s’të ka mbetun as em’n as besë;Vet e ke prishun për faqe t’zezë.Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;Ca thone kam fè ca thonë kam din;Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,Për me ju damun me ju vorfnue!Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,Me ju turpnue me grue e motër,