A do të ketë koalicion me PDK-në? – flasin nga LDK-ja


Javët e fundit janë rritur zërat për përfshirjen e PDK-së në qeveri.Nga PDK-ja kanë mohuar zërat se kanë pasur takime dhe për përfshirjen e mundshëm të tyren në koalicionin me LDK-në, AAK-në dhe Nisman Socialdemokrate.Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi në një intervistë për KP ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk është diskutuar rreth kësaj ..Nuk ka që ka pasur takime, kam lexuar nëpër medie që ka pasur takime edhe në jug të Shqipërisë nuk qëndrojnë. Prandaj, ne kemi një qeveri që është funksionale, një president që po e ushtron funksionin e tij dhe gjithçka duhet të shihet në këtë kuadër”, thotë sekretari i përgjithshëm i LDK-së.