A do martohemi prapë?’, Afrona i organizon Bleros festën përrallore për ditëlindje (Pamje)


‘A do martohemi prapë?’, Afrona i organizon Bleros festën përrallore për ditëlindje (Pamje)Këngëtari shumë i dashur për publikun, Blero feston sot ditëlindjen. Ai mbush 42-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga njerëzit e dashur. Me hapjen e kufijve, Blero është bashkuar me të shoqen e tij, Afronën, e cila ndodhej në Zvicër gjatë karantinës.

Ato ndodhen me pushime në jug të Shqipërisë dhe Afrona i ka organizuar partnerit një super festë që në mesnatë. Këngëtari ka ndarë foto dhe video në rrjete sociale, duke treguar ambientin magjik plot drita. “A do të martohemi prapë?”, dëgjohet të thotë Blero në një video, i mrekulluar nga surpriza e të shoqes.